27,04,2024

Luftë mes shqiptarëve dhe serbëve në Gjermani, kaq persona janë plagosur

Must Read

Një mosmarrëveshje afatgjate, midis dy familjeve të mëdha fqinje në Wuppertal-Vohwinkel të Gjermanisë, të hënën ka eskaluar në betejë të vërtetë.

Katër persona kanë pësuar plagë të rënda dhe janë dërguar nëpër spitale, shkruan „Express“, njofton portali „Shtegu.com“. Policia gjermane tashmë i ka filluar hetimet më të hollësishme.

Në rrugë të hapur, anëtarët e të dy familjeve janë zënë duke përdorur thika, mjete të tjera sulmi dhe gaz lotsjellës, duke i shkaktuar njëri-tjetrit lëndime të rënda trupore. Katër persona të moshës 31-, deri 61-vjeçare janë dërguar nëpër spitale.

Shumica e pjesëmarrësve të këtij konflikti për policinë gjermane kanë qenë të njohur edhe më herët, për kryrerjen e delikteve të ndryshme, në mesin e të cilëve edhe katër të lënduarit. Sipas informatave policore, që të dyja familjet janë me prejardhje nga Serbia dhe Kosova. Hetimet janë në rrjedhë e sipër.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img