29,12,2024

LDK zyrtarizon koalicionin parazgjedhor me AKR-në Ferizaj

Must Read

Ferizaj.12.11.2017. Kryetari i degës së LDK-së në Ferizaj i cili është edhe kandidat për kryetar të komunës Muharrem Svarqa ka nënshkruar sot një marrëveshje koalicioni me degën e subjektit Aleanca Kosova e Re përkatësisht me kryetarin e degës deputetin e Parlamentit të Kosovës Labinot Tahirin.
Me këtë rast u bë e ditur se këto dy subjekte do të bashkëpunojnë për qeverisje sa më të mirë në të gjitha segmentet.
Në konferencën për medie të mbajtur me rastin e lidhjes së kësaj marrëveshjeje kryetari i LDK-së në Ferizaj , njëherit kandidat për kryetar të Ferizajt Muharrem Svarqa ka thënë se të gjitha këto angazhime kanë për qëllim që të shtohen përpjekjet që Ferizaj të mos kërcënohet nga e keqja që vije nga subjektet e tjera port ë vazhdojë puna e mirë e nisur 4 vite më parë ku interesi qytetar mbetet prioritet.
‘’ Dy subjektet tona përmes kësaj marrëveshjeje dakordohen që të garojnë për t’i fituar këto zgjedhje, për të mbrojtur interesin qytetar , për të rritur mirëqenien tonë ekonomike dhe sociale dhe lehtësimin e jetës së qytetarëve, si parime themelore për të cilat jemi dakorduar për mandatin 4 vjeçar.
Unë jam i lumtur që kërkesës sonë për bashkëqeverisje i është përgjigjur lideri AKR-së në Ferizaj Labinot Tahiri i nxitur edhe nga elektorati i këtij subjekti.
Jam i kënaqur po ashtu që kështu të bashkuar po punojmë që t’i themi jo së keqes dhe partisë kundërshatre që tashmë është e njohur për keqqeverisje e që e ka emrin PDK.
Ne bashkë me liderin e AKR-së dhe strukturat e tyre jemi dakorduar që t’u bëjmë ftesë edhe subjekteve të tjera politike që të na bashkëngjiten, sepse këtu ka vend për të gjithë se sigurisht kemi nevojë për përkrahje të vazhdueshme. Dhe pa përjashtim ftojmë të gjitha subjektet tona dhe ato nga komuniteti jo shumicë që të jenë pjesë e jona për faktorizimin e mëtejmë të komunës së Ferizajt dhe zhvillimin sa më të hovshëm të saj’’ deklaroi kryetari Svarqa
Edhe kryetari degës së AKR-së në Ferizaj Labinot Tahiri vlerësoi se interesi qytetar ka qenë shtytja kryesore për të të arritur këtë marrëveshje.
‘’ Dega e LDK-së në Ferizaj dhe kryetari Svarqa na ka bërë ofertë serioze , konkrete prandaj jam i ulur bashkë këtu me kryetarin e juaj. I bëj thirrje edhe elektoratit të Vetëvendosjes dhe të gjitha atyre partive politike që nuk janë futur deri më tani në ndonjë koalicion që t’i bashkohen programit tonë dhe koalicionit tonë sepse popullata ka dëshirë t’i njoh e t’shoh të gjitha figurat e reja të partive politike’’ ka thënë kryetari i AKR-së në Ferizaj Labinot Tahiri.
Sipas kësaj kontrate këto dy subjekte do të garojnë së bashku dhe do të përkrahin kandidatin e LDK-së Muharrem Svarqa në garën e balotazhit për të parin e Ferizajt n. Por pas marrjesh së pushtetit është arritur pajtueshmëri që pozita e nënkryetarit t’i takojë AKR-së dhe pushteti të ketë një ndarje 70 më 30 përqind.
Ky është koalicioni i parë zyrtar në Ferizaj në mes të subjekteve politike për përkrahje të kandidatëve për të parin e Ferizajt.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img