17,11,2024

Rexhepi: Koalicioni LDK-AKR, koalicion për pazare politike dhe konsum elektoral

Must Read
Ferizaj.12.11.2017. Pas publikimit të nënshkrimit të koalicionit mes LDK-së dhe AKR-së dega në Ferizaj,përmes një komunikate, ka reaguar ish kandidati për kryetar të Ferizajt, Amir Rexhepi.

Rexhepi në komunikatën për media ka thënë se nuk përkrah këtë koalicion dhe e ka quajtur vetëm si një marrëveshje në mes të dy kryetarëve të partive politike për konsum elektoral dhe për pazare politike.

Rexhepi ka deklaruar se ai dhe asamblistja Makfire Musa do të jenë pjesë e AKR-së dhe dhe do të përfaqësojnë interesat e qytetarëve në Kuvendin Komunal të Ferizajt

Kjo është komunikata e plotw e Amir Rexhpit , ish kandidat për kreyatar të Ferizajt nga radhët e AKR-së

Komunikate

Per shkak te interesimit te madh te votuesve te mi dhe mediave , kam obligim moral te reagoj publikisht ndaj koalicionit te sotem te LDK-se dhe AKR-se, ne Ferizaj.
Ne emer tim si ish kanditati i AKR per kryetar te Ferizajt dhe si asambleist dhe ne emer te asambleistes znj. Makfire Musa jemi KUNDER kesaj marrveshjes te bere sot nga Kryetari i deges se AKR-se z.Labinot Tahirit dhe Muharrem Svarqes , e cila ka qene marreveshje ne mes te dy kryetaresh partive politike per konsum elektoral, per pazare politike, pa u koordinuar me mua si ish- kandidat per kryetar.Andaj ftoje te gjithe votuesit e mi te mos e mbeshtesin kete koalicion te bere sot ne mes LDK-se dhe AKR-se.

Une do te jem pjese e AKR-se dhe do ti perfaqesoj interesat e qytetareve ne Kuvendin Komunal te Ferizajt.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img