27,12,2024

Ferizaj: Kontroll policor në disa lokale të natës, dyshohet për viktima trafikimi

Must Read

Policia e Kosovës përmes Drejtorisë për migrim dhe të huaj, mes datave 09-10/11/2017 në rajonin e Ferizajt ka implementuar planin operativ “Migrimi i parregullt” me fokus të veçantë të huajt që janë duke qëndruar dhe duke punuar ilegalisht në Republikën e Kosovës.

“Operacioni policor ka filluar përafërsisht në të gjitha lokacionet në kohën e njëjtë dhe ka përfunduar në të gjitha lokacionet me ushtrim kontrolle kryesisht me fokus në biznese hoteliere të njohura si kafene të natës” Muzikë Live”, thuhet në njoftimin e policisë.

Drejtoria për migrim dhe të huaj në ketë plan operativ ka qenë e asistuar edhe nga Drejtoria për hetimin e trafikimit me qenie njerëzore, Njësia speciale operative dhe Inspektoret e punës.

Tutje policia thotë se ky plan operativ është realizuar në pesë (5) lokacione dhe ka rezultuar me një numër të konsideruar të personave të legjitimuar dhe të kontrolluar.

Persona të legjitimuar si mysafir dhe të punësuar në këto pesë lokacione përafërsisht kanë qenë (310) persona, ndërsa shtetas të huaj që janë takuar duke punuar pa vërtetimin për lajmërimin e punës dhe pa leje pune adekuate për të huaj kanë qenë (23) persona.

Shtetasit e huaj që janë konstatuar se janë duke qëndruar dhe duke punuar legalisht janë liruar, ndërsa shtetasve të huaj me qëndrim të pa rregullt u janë sekuestruar përkohësisht dokumentet dhe ndaj tyre do të merren masa bazuar në Ligjin për të Huaj.

Lidhur me personat për të cilët është dyshuar se mund të jenë viktima të trafikimit janë njoftuar zyrtarët policorë nga drejtoria kompetente, të cilët më pastaj kanë vazhduar me procedurat e intervistimit.

Po ashtu lidhur me personat dhe gjësendet e dyshuara, të identifikuara gjatë operacionit janë njoftuar stacionet më të afërta policore, ndërsa Inspektoret e punës kanë plotësuar procesverbalet kundrejt punëdhënësve dhe ndaj atyre punëdhënësve për të cilët ka dëshmi se kanë punësuar shtetas të huaj pa dokumente të rregullta për punë, Inspektorati i punës pritet tu lëshoj gjoba bazuar në dispozitat ndëshkuese nga Ligji për të Huaj.

këtij operacioni në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar , një revole, dy thika dhe një boks metali .

“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saja ligjore, duke përfshirë angazhimet e saja profesionale në plane konkrete me qëllim të parandalimit të çdo veprimtarie të kundërligjshme”, thuhet në fund të njoftimit.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img