21,08,2025

Zëvendësministri Mustafa Grainca kërkon nga investitori i Emiratëve të Bashkuara investime edhe në Ferizaj!

Must Read

Ferizaj.09.11.2017. Sot në vizitë zyrtare zëvendësministri i financave  Mustafa Grainca priti menaxherin e kompanisë “PIVOT” z. Shoaib Walajahi nga Emiratet e Bashkuara, i cili shfaqi interesimin për investim milionësh në fushën e prodhimit të energjisë.

Zëvendësministri Grainca e njoftoi investitorin në lidhje me politikat fiskale të aplikuara në Republikën e Kosovës, për lehtësirat që i afron shteti ynë karshi investimeve të huaja.

Në anën tjetër menaxheri i kompanisë në fjalë z. Walajahi u nda i kënaqur me të dhënat e afruara.

Po ashtu të dyja palët u zotuan për vazhdimin e bashkëpunimit në aspektin investimor, edhe në nivel lokal respektivisht në komunën e Ferizajt duke përfshirë edhe fushat e tjera me interes.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj – Reagim i KRU “Bifurkacioni” pas publikimeve në rrjetet sociale

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Bifurkacioni” SH.A në Ferizaj ka reaguar pas publikimeve në rrjete sociale, ku përmes disa pamjeve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img