08,01,2026

Trajnerët ferizajas Raif Musa e Halil Mahalla në seminarin e karatesë në Zvicër

Must Read

Ka përfunduar seminarin dy ditor te udhëhequr nga Yasunari Ishimi , Instruktori kryesor për Evropë për stilin Shitoryu/Shitokai. Seminari u zhvillua në Duben dorf te Zvicrës, organizuar nga Federata e Shitoryus në Zvicër. Instruktori Ishimi 10 DAN u zotua se do te vij në Kosovë me mbajt seminar për Kata te Shitoryus.

Në këtë seminar ishin te pranishëm trajnerët e klubit te karatesë Kastrioti nga Ferizaj, Raif Musa dhe Halil Mahalla, me mjete vetanjake.

“Ishte një seminar mirë i organizuar ku edhe ne mësuam diçka të re nga një mjeshtër i madh siç është Ishimi. Ai na premtoi se shumë shpejt do të vijë në Kosovë për një seminar të tillë, kurse ne i falënderuam për mundësinë e dhënë”, tha Musa për portalin për sporte luftarake “ArenaRing”.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Rufki Suma falënderon votuesit e Ferizajt për mbështetjen në zgjedhjet nacionale

Deputeti Rufki Suma, nga Hani i Elezit, ka shprehur falënderimet e tij të sinqerta për qytetarët e Ferizaj me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img