27,07,2025

Një muaj paraburgim për gruan që dyshohet se mbyti foshnjën e saj në Gjilan

Must Read

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji ndaj të dyshuarës A. S., për të cilën Prokuroria pretendon se të premten ajo mbyti foshnjën e porsalindur.

“E pandehura A. S., shtetase e Republikës së Kosovës nga Komuna e Gjilanit, dyshohet se me datë 27.10.2017, ka privuar nga jeta foshnjën e saj gjatë lindjes apo pas lindjes, gjithashtu është munduar të fshehë kryerjen e kësaj vepre”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Sipas Gjykatës, me këto veprime e pandehura dyshohet se ka kryer veprën penale “Vrasja e foshnjave gjatë lindjes, nga neni 182 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”.

Gruaja nga Gjilani është arrestuar të premten nën dyshimin se e njëjta ka mbytur foshnjën e porsalindur. Siç ka njoftuar Policia, gruaja ka lindur foshnjën e gjinisë mashkull dhe pas lindjes, dyshohet se të njëjtin e ka futur në një qese dhe për pasojë foshnja ka mbetur pa shenja jete. /Express/

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Bibaj të Ferizajt, lëndohet një person

Një aksident mes dy veturave ka ndodhur sot në fshatin Bibaj të Ferizajt, ku si pasojë një person është...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img