18,05,2024

Shpërndahen kontejner për banorët e fshatit Prelez të Muhaxherëve

Must Read

Ferizaj.17.10.2017. Gjatë ditës së sotme është bërë shpërndarja e 100 kontejnerëve të rinjë për banorët e fshatit Prelez të Muhaxherëve.

Në shpërndarjen e këtyre kontejnerëve morri pjesë edhe kryetari i komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, i shoqëruar nga drejtori financiar i kompanisë ‘Pastërtia”, Arben Hetemi. Me këtë rast u theksua se kështu po kontribuohet në pastërtinë edhe të këtij fshati.

“Edhe ky fshat tash e tutje do të jetë në menaxhim të kompanisë “Pastërtia”, ku shpresojmë se dukshëm do të jetë një fshat shumë i pastër se sa ka qenë deri më tash”, tha Arben Hetemi, drejtor financiar i kompanisë ‘Pastërtia”.

Drejtori Hetemi tutje është shprehur se kontejner të tillë janë shpërndarë edhe në fshatrat tjera të komunës së Ferizajt, si në Nerodime, Fshat të Vjetër, Zllatar, Dardani dhe Nikadin, ndërsa gjatë ditëve të ardhshme kontejner do të shpërndahen edhe nëpër fshatrat e tjera të qyteti të Ferizajt.

Edhe banoret e këtij fshati, e kanë mirëpritur këtë donacion të kompanisë “Pastërtia”. Thanë se investime të këtij lloji janë shumë të mirëseardhura me vet fakti se kontribuoje në pastërtinë e fshatit.

U bë e ditur se shpërndarja e kontejnerëve po financohet nga Komuna e Ferizajt.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet i dyshuari i dytë për rastin ‘’Vrasje e mbetur në tentativë’’

Me datën 26.04.2024 rreth orës   23:30 policia e stacionit në Ferizaj kishte pranuar një informatë se në rrugën "...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img