19,05,2024

Asfaltohet rruga “Milan Shuflaj”

Must Read

Ferizaj.17.10.2017. Këtë të martë është bërë asfaltimi dhe rregullimi i rrugës “Milan Shuflaj”, rrugë kjo e një rëndësie tejet të madhe.

Nga afër punimet në këtë asfaltim të rrugës, i ka përcjellur edhe kryetari i komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, i shoqëruar nga bashkëpunëtoret e tij. Ai ka thënë se kjo rrugë ka rëndësi tejet të madhe për banorët e kësaj lagjeje, por edhe për nxënësit e shkollës “Astrit Bytyqi”.

“Në të ardhmen do të vazhdojë edhe në drejtimin e caktuar sipas planit urbanistik të qytetit, sepse do të lidhet me kolektorin kryesor ku do të kalojë rruga e këtij kolektori, që lidh këtë rrugë më rrugën “Rexhep Bislimi””, ka thënë kryetari Svarqa.

Ai tutje është shprehur se në këtë rrugë është investuar edhe në kanalizimin atmosferik si dhe në trotuare që do të shërbejnë banorëve të këtij lokaliteti.

Edhe banorët e kësaj lagjeje e kanë mirëpritur këtë asfaltim, duke theksuar se një gjë e tillë ka qenë mese e nevojshme.
U bë e ditur se kjo rrugë ka një gjatësi prej mbi 270 metra, ka trotuare në të dyja anët e rrugës, ndërsa buxhetit të komunës i ka kushtuar rreth 50 mijë euro.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjobë ndaj personit që bëri tejkalim në vijë të plotë, identifikohet kundërvajtja përmes dronit të policisë

Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor me datën 18.05.2024 rreth orës 16:35, në rrugën magjistrale Ferizaj-Viti, skatësisht në fshatin Gërlicë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img