Ferizaj.16.10.2017. Gjatë ditës së hënë, Kuvendi i Komunës së Ferizajt, ka mbajtur mbledhjen e fundit të këtij legjislativi.
Hapjen e kësaj mbledhje e ka bërë kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Faruk Guri, i cili ka prezantuar edhe pikat e rendit të ditës që ishin përgatitur për këtë mbledhje.
Për këtë mbledhje ishte përgatitur edhe propozim vendimi për shpërndarjen e druve të zjarrit e cila kaloi me vota unanime të të gjithë këshilltarëve komunal, ndërsa pika e rendit të ditës sa i parket propozim-vendimit për emërtimin e rrugëve dhe shesheve të komunës së Ferizajt, nuk u votua nga 20 deputete të këtij legjislativi. Ata kundërshtuan këtë pikë të rendit të ditës, duke theksuar se kjo le t’i mbetet legjislativit të ardhshëm.
Në këtë mbledhje u morë vendim që me nga 400 euro të kompensohen edhe familjet e Shoqatës së Personave të Zhdukur si dhe familjarët e Shoqatës së Viktimave Civile.