07,02,2026

Vdes 20 vjeçari, dyshohet në vetëvrasje

Must Read

Ferizaj.13.10.2017.  Sot   në mesditë ka ndodhur një tragjedi ku një i ri rreth moshës 20 vjeçare ka humbur jetën.

Ngjarja ka ndodhur ne rrugën Zenun Beqa ( Në Lagjen e re)  ku një i ri ka  rënë nga kati i 7-të.

Ekipet  e emergjencës kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar  se trupi i të riut është pa shenja jete.

Policia  ka marrë trupin e pajetë dhe e ka dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.  Sipas dëshmitarëve dyshohet në vetëvrasje por  sipas policisë  shkaku i vdekjes do të komunikohet vetëm pas kryerjes së obduksionit të trupit të pajetë të të riut.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ka ndërruar jetë artisti dhe koreografi i njohur ferizajas Bajaram Tahiri

Ferizaj ka humbur sot një nga figurat e saj më të rëndësishme të kulturës dhe artit. Ka ndërruar jetë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img