11,09,2025

Asfaltohet rruga “Njazi Bajraktari” në Ferizaj

Must Read

 

Ferizaj.05.10.2017. Nga afër punimet në këtë rrugë i ka inspektuar numri një I qytetit të Ferizajt, Muharrem Svarqa, i shoqëruar edhe nga drejtori i infrastrukturës, Gafurr Ilazi, kryesuesi i kuvendit Faruk Guri, por edhe bashkëpunëtore të tjerë.

Me këtë rast Svarqa, tha se këto investime po bëhen në kuadër të projekteve që po realizohen për asfaltimin e të gjitha rrugicave në qytet.

“Ne sot po asfaltojmë në fund të rrugës “Zenel Hajdini” dhe po bëjmë asfaltimin e katër rrugicave. Ne po shfrytëzojmë kohën e mirë se bashku me operatorit ekonomik “Rahovica Compani” dhe po asfaltojmë këto rrugë edhe në bazë të shkallës së lartë të ngjeshmërisë. Në këto rrugë është bërë edhe rrjeti i ri i ujësjellësit dhe kanalizimit fekal e atmosferik në kuadër të këtij projekti”, ka thënë kryetari Svarqa, duke shtuar se po shfrytëzojnë motin e mirë në mënyrë që ti përfundojnë edhe projektet e shumta infrastrukturore.

Ai tutje është shprehur se ditëve në vazhdim do të punohet me intensitet të shtuar edhe në asfaltimin e rrugëve në fshatin Greme dhe Komogllavë.

Nga ana tjetër banorët e këtij lokaliteti janë shprehur tejet mirënjohës komunës së Ferizajt për realizmin e këtyre projekteve jetike për ta.

U bë e ditur se në rrugën “Zenel Hajdini”, janë asfaltuar rreth 1145 metra rrugë me asfalt dhe me 5 metra gjerësi. Vlera e këtyre projekteve kap shumën 200 mijë euro.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img