11,09,2025

38 fermerë ferizajas bëhen me lopë qumështore

Must Read

 

Ferizaj. 05.10.2017. Drejtoria për Bujqësi dhe Pylltari e Ferizajt në kuadër të një projekti mbështetës ka bërë shpërndarjen e lopëve qumështorë . Përfitues të këtij projekti janë 38 fermerë të cilët kanë marrë nga dy lopë qumështore, ndërsa dy fermerë kanë përfituar vetëm nga një lopë qumështore.

Drejtori i drejtorisë së bujqësisë, pylltarisë në komunën e Ferizajt, Ismet Vranovci, ka thënë se ky projekt është njëri ndër projektet më të rëndësishme të këtij viti që është për të zhvilluar sektorin e blegtorisë.

“E kemi mbyll një projekt të rëndësishëm për zhvillimin e blegtorisë në komunën e Ferizajt, ku është realizuar projekti i lopëve qumështore të racës “Simental”, ku kemi shpërnda 74 lopë në 38 familje ferizajase. Në momentin e shpalljes së aplikimit për fermerë është formuar komisioni i Drejtorisë së Bujqësisë , dhe ky komision i ka pranuar të gjitha kërkesat e qytetarëve respektivisht të fermerëve dhe ka dal në terën të çdo njeri duke shikuar nga afër edhe kushtet dhe plotësimi i kriteret të cilat i kemi paraqit. Numri i aplikuesve ka qenë 68, ku 38 prej tyre janë përzgjedh, kurse 30 prej tyre kanë mbetur për herët të tjera edhe pse disa prej tyre i kanë plotësuar kriteret, por mundësitë kanë qenë për 38 fermerë”, është shprehur drejtori Vranovci.

U tha se vlera e këtij projekti kap shumen 100 mijë euro. U bë e ditur se Drejtoria e Bujqësisë në Ferizaj për katër vite ka bërë shpërndarjen e 500 krerëve me lopë qumështore, në bashkëpunim edhe me organizatën “Mështjerra”. U tha se deri në fund të këtij viti do të bëhet shpërndarja edhe e 30 krerëve të lopëve qumështore në bashkëpunim me organizatën “Mështjerra”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img