10,09,2025

Fillon rregullimi i rrugës kryesore Mirosalë –Pojatë-Softaj

Must Read

Ferizaj.04.10.2017. Banorët e fshatrave Dardani, Mirosalë, Pojatë e Softaj i janë gëzuar sot fillimit të punimeve për një projekt madhor i cili do të shtrihet nëpër lokalitetet e tyre.
Fillimin e punimeve për asfaltimin e rrugës 7 kilometrëshe që lidh fshatrat Dradani , Mirosalë , Pojatë e Softaj e ka ndjekur nga afër edhe kryetari i komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa, i cili e vlerësoi tepër të rëndësishëm asfaltimin e kësaj rruge.
Ai bëri të ditur se projekti në fjalë vjen si bashkëpunim i komunës së Ferizajt me Ministrinë e Infrastrukturës.
“Këtu po fillon asflatimi i rrugës për drejtime të fshatrave Mirosalë , Pojatë dhe Softaj në segmentin e rrugës afër 7 kilometra e cila është rezultat i një marrëveshjeje të përbashkët që kemi pasur me Ministrinë e Infrastrukturës . Ky projekt lidh praktikisht edhe fshatin Dradani a po më saktë magjistralen Ferizaj-Gjilan e po ashtu do të shërbej edhe për lidhjen e rrugës që shpie në fshatin Rahovicë , Mirash, më tutje Babush dhe fshatrat e tjera . Është një segment modern që i ka munguar komunës së Ferizajt dhe deri më tani banorët e këtyre fshatrave për të mbajtur lidhjet farefisnore është dashur të marrin rrugën në drejtim të Ferizajt, prandaj ne po lirojmë qarkullime dhe po i lidhim fshatrat mes vete ashtu siç janë të lidhura në mënyrë organike edhe përmes lidhjeve farefisnore. Unë jam i lumtur që ne po realizojmë projekte tepër të rëndësishme e të papara ndonjëherë në të gjitha qeveritë e pasluftës” deklaroi kryetari Svarqa.
Ai më tutje shtoi se në vitet e fundit kjo Ministria ka financuar projekte në vlerë rreth 20 milionë euro për çka i është mirënjohëse komuna e Ferizajt.

“Përfitimet që ka pasur komuna e Ferizajt vetëm nga Minisitria e Infrastrukturës janë mbi 20 milionë euro . Janë këto përfitme që i japin kuptim edhe zhvillimit të përgjithshëm të komunës së Ferizajt si njëra ndër komunat industrialisht më të zhvilluara në Kosovë sepse asfaltimet ne i kuptojmë edhe si infrastrukturë paraparake edhe për vendosjen e bizneseve të fuqishme” shtoi kryetari Svarqa.
Rruga që filloi të asfaltohet sot do të jetë e gjerë 6 metra sipas standardeve moderne dhe do të jetë e shoqëruar me të gjithë infrastrukturën përcjellëse. Ky investim kap vlerën mbi 700 e 80 mijë euro.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img