21,12,2024

Nisma për Kosovën shpalos programin para qytetarëve ferizajas

Must Read

Kryetari i Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj, gjata hapjes së fushatës zgjedhore në Ferizaj ju ka thënë banorëve të këtij qyteti, se nuk përdor pozitën e tij si zëvendëskryeministër i Kosovës për të trafikuar vota.
Ai tha se si Nismë rrallë flasin dhe rrallë flasin ndonjë fjalë të madhe, por se nëse flasin, atëherë e mbajnë fjalën.

“Ne nuk duam, nuk premtojmë dhe nuk do të angazhohemi që të marrim asnjë votë në emër të mashtrimit, ose sharjes dhe përbuzjes të taksapaguesve të Kosovës. E dëgjuat kandidatin tonë për kryetar, shpalosi programin e tij dhe nuk e dëgjuat asnjë fjalë duke u thirrur në emër të partisë së tij, që është në qeveri ose në emër timin. Nuk e dëgjuat asnjë fjalë nga Besniku, duke thënë e duke premtuar Ferizaj qitmani votën se unë këtu i kam ministrat, e kemi me bë këtë punë. Nuk do ta dëgjoni as nga unë si zëvendëskryeministër i vendit, sepse ne nuk e keqpërdorim pozitën tonë shtetërore për të trafikuar një votë më tepër”, tha ai.

Limaj, u shpreh i bindur se partia që ai drejton është duke ju ofruar qytetarëve të Ferizajt një mundësi ndryshe përmes ofertës dhe kandidatit të tyre.

Kurse, kandidati i Nismës për kryetar të Ferizajt, Besnik Berisha tha se synojnë që qytetari i Ferizajt të jetë i dinjitetshëm, e sipas tij ai nuk mund të jetë i tillë pa pasur një vend pune, andaj kanë paraparë që në qeverisjen e tyre të ketë një anëtar të punësuar për çdo familje.

Berisha premtoi se në fokus të planit të tij qeverisës do të ketë arsimin, ku ai tha se do të ndërtojnë çerdhe dhe do të pajisin shkollat me infrastrukturë moderne.

“Programi i Nismës për arsim do të ketë fokus depolitizimin e arsimit, largimin e nepotizmit e klientelizmit në punësime, do të krijojmë infrastrukturë moderne, biblioteka. Pastaj, në planin tonë kemi edhe ndërtimin e dy çerdheve, si dhe plotësimin me kuadër profesional. Nisma për Kosovën do të përkujdeset për parandalimin e dukurive negative, do të ofrojë rininë në vendimmarrje komunale, do të stimulojmë organizatat rinore për punë vullnetare si dhe do të bëjmë subvencionimin e ndërmarrësve për të rinj. Planin për zhvillim ekonomik e kemi përpiluar me ndihmën e ekspertëve tanë, ku kemi paraparë krijimin e një fondi zhvillimor për të gjitha kompanitë që dëshirojnë të investojnë në Ferizaj”, tha ai.

Pretendenti për Kryetar të Ferizajt, tha se investitorëve nuk do të ju kërkojnë hise, por do t’i konsiderojnë patriot të ditëve të sotme dhe se do t’ju ofrojnë hapësira komunale, e do t’ju krijojnë lehtësira administrative.

Ai tha se në planin e Nismës për Kosovën parashihet të krijohet një fond për sigurimin e prodhimeve bujqësore, ku ky fond do të përdorej në rast të katastrofave natyrore.
Kandidati i Nismës për Kosovën për kryetar të Ferizajt, Besnik Berisha tha se gjatë mandatit të tij do të investojë në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit për qytetin dhe të gjitha fshatrat e Ferizajt.

Me këtë rast Nisma për Kosovën ka prezantuar edhe kandidatët e saj për Asamble komunale të Ferizajt.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img