17,11,2024

Lirohen hapësirat publike në rrugën “Marie Kraja” në Ferizaj

Must Read

Ferizaj.03.10.2017. Gjatë ditës së sotme në Ferizaj, ka filluar aksioni për lirimin e disa hapësirave publike. Ky aksion ka filluar me rrënimin e disa mureve në rrugën “Marie Kraja”, rrugë kjo që do të lidhet edhe me rrugën “Rexhep Mala”, por edhe me rrugën “Fehmi Lladrovci”.

Këtë aksion të rrënimeve nga afër e ka ndjekur edhe kryetari i komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, i shoqëruar nga drejtori i pronës, gjeodezisë dhe kadastrit Fatmir Azizi si dhe gjeodetët e komunës së Ferizajt.

Me këtë rast kryetari Svarqa, tha se përmes këtyre rrënimeve po zbatohet planin urbanistik i komunës.

“Realisht ne po i lidhim rrugën “Rexhep Mala” dhe ‘Marie Kraja” të cilat praktikisht lidhen edhe me rrugët “Kadri Zeka” dhe “Astrit Bytyqi”, ndërsa po ashtu edhe ky segment i rrugës tjetër që shkon në drejtim të rrugës “Fehmi Lladrovci” do të hapet, dhe një pjesë e kësaj rruge do të lidhet edhe me me rrugën “Vëllezërit Gërvalla”. Kemi një arterie jashtëzakonisht të rëndësishme për qarkullim edhe të njerëzve po edhe të automjeteve në mënyrë që të krijojmë lidhje të shkurtra të komunikimit ndër banorët e kësaj lagjeje, të cilët për pengesa të ndryshme kanë anashkaluar kilometra për të ardhur tek fqinjët e tyre. Ky është një veprim tejet i rëndësishëm i zbatimit të këtyre planeve dhe besoj që do ti japim një frymim më të lirshëm qytetit dhe të kësaj zone këtu”, ka thënë kryetari Svarqa.

Ai tutje ka falënderuar edhe banorët e këtij lokaliteti për bashkëpunimin e ofruar në lirimin e hapësirave publike.

“Unë jam shumë mirënjohës qytetarëve të kësaj ane të cilët pa asnjë hezitim po e përkrahin aksionin e komunës, sepse tek e fundit është ë interesin e tyre para se gjithash e pastaj edhe në interesin e të gjithëve neve. Ne në të ardhmen do të shohim për shoqërimin e këtyre rrugëve me shtigje për këmbësore dhe ndriçime varësisht nga projekti i cili tashmë është i tenderuar dhe ekzekutues i punimeve do të jetë operatori ekonomik “Rahovica Compani”, ne realisht po shpëtojmë mjetet që të mos ikin si suficit për shkak se jemi në përmbyllje të vitit fiskal dhe në përmbyllje të mandatit të përgjithshëm”, ka përfunduar kryetari Svarqa.

U bë e ditur se aksioni për lirimin e hapësirave publike do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img