19,05,2024

Interesim i madh për shkencat e aplikuara në Ferizaj

Must Read

Viti i ri akademik 2017-2018 filloi sot, datë 2 tetor 2017. Për të folur rreth përgatitjes për fillimin e vitit të ri akademik, në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Ferizaj për emisionin “Mirëmëngjesi Kosovë” të Radio Televizionit të Kosovës (RTK) është paraqitur prof. dr. Agron Bajraktari, rektor i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj.

Bajraktari njoftoi se tashmë janë bërë të gjitha përgatitjet për të filluar viti i ri akademik.

“Janë bërë të gjitha përgatitjet që sot të fillojë viti i ri akademik. Është bërë regjistrimi i studentëve, është plotësuar numri i tyre, është publikuar orari i ligjëratave, janë rregulluar dhe riparuar të gjitha sallat ku profesorët dhe studentët do të mbajnë mësim”, tha ai.

Bajraktari bëri me dije se ka pasur jashtëzakonisht numër të madh të të interesuarve për t’u regjistruar dhe se numri gjithmonë tejkalon dyfishin e kërkesave të tyre.

“Interesim jashtëzakonisht i madh për t’u pranuar. Nga viti në vit numri po rritet dhe ne, po ashtu, jemi më të përgatitur, por pengesë e kemi buxhetin e vogël për ta realizuar mbarëvajtjen e mësimit sa më mirë dhe shtimin e studentëve dhe të profesorëve”, ka thënë Bajraktari.

Në videon më poshtë mund ta ndiqni më gjerësisht intervistën e Bajraktarit dhënë RTK-së.


- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjobë ndaj personit që bëri tejkalim në vijë të plotë, identifikohet kundërvajtja përmes dronit të policisë

Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor me datën 18.05.2024 rreth orës 16:35, në rrugën magjistrale Ferizaj-Viti, skatësisht në fshatin Gërlicë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img