01.10.2017. Pas një debati të organizuar nga Tv Dukagjini, e i cili u përcjell me akuza e me shumë replika nga kandidatët për të parin e Ferizajt, pas përfundimit vazhdoi një “debat” privat,kësaj radhe duke pirë kafe.
Këtë menjëherë pas debatit e ka bërë publike kandidati nga radhët e AKR-së Amir Rexhepi në rrjetin social facebook.
“Pas debatit nga një kafe me kundërkandidatët!” ka shkruar Rexhepi.
Kjo tregon se kandidatët gjatë debateve po paraqesin programet e tyre dhe vërejtjet e tyre të subjektit politik nga vijnë por që mes veti nuk kanë asgje kundër njëri tjetrit.
E që kjo të dukej tamam demokratike dhe një kulturë politike do të ishte mirë që qytetarët ti shihnin së bashku duke pirë kafe dhe duke i uruar fituesit punë të barë. Pse jo?