29,04,2024

KF Çeliku fiton edhe në Prizren, mund Vllazërinë e Zhurit me rezultat 2:1

Must Read


Ferizaj.30.09.2017
Në stadiumin “Përparim Thaqi” në Prizren në kuadër të Ligës së Dytë të Kosovës-Grupi B, ekipi i Çelikut ka mposhtur zhurjanët me rezultat 2:1

Ekipi i Çelikut fiton ndeshjen e dytë radhazi. Kësaj radhe ata mposhtën në Prizren-Vllazërinë e Zhurit me rezultat 2-1. Gollat për ekipin e Çelikut i shënuan Ymer Hoxha dhe Petrit Rushiti.
Gollin e vetëm për ekipin vendas e shënoi Hadid Krasniqi nga penalltia.
Ndeshja ishte e bukur dhe me raste të shumta nga dyja ekipet, por më të vëmendshëm u treguan ekipi i KF Çelikut.
Loja ishte fer dhe korrekte nga dyja palët dhe u tregua lojë e mire, e cila kënaqi sportdashësit në stadium.
Dyja ekipet patën raste të shumta, por portjerët u treguan të vëmendshëm dhe nuk lejuan të shënohen gola tjerë.
Me pritje bravoroze dhe vendimtare u dallua portjeri i Kf Çelikut Ermir Haziri, i cili nëse do të notohej pa dyshim se ai do të kishte notën maskimale për këtë ndeshje, notën 10 (Dhjetë).
Ekipi i Kf Çelikut ndeshjen tjetër e zhvillon kundër ekipit simpatik të Drenocit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img