Shfaqja “Copë Copë”, e cila është dhënë premierë në vitin 2015-të, do të rikthehet sërish në skenë pikërisht me 26 shtator nga ora 20:00 në Teatrin e Qytetit “Adriana” në komunën e Ferizajt.
Artistet dhe mbijetuesja e dhunës së bashku janë mbledhur për të ndarë me publikun copëza përjetimesh nga jeta e tyre. Interpretime të përbashkëta të artisteve dhe të mbijetuarës së dhunës në hapsirën e njëjtë do të riaktualizojnë forcën që ato kanë gjetur për t’u përballur me realitetin.
Dramaturge: Blerta Zeqiri
Regjia: Zana Hoxha Krasniqi
Me: Melihate Qena, Anisa Ismajli, Donikë Ahmeti, Qendresa Kajtazi, Albina Kelmendi dhe Bashkime Sulejmani.
Performanca është produksion i Qendrës për Art dhe Komunitet – Artpolis, ndërsa është përkrahur nga CFD.
Hyrja: Falas