21,12,2025

Komuna e vendosur në zbatimin e vendimit për rregullimin e varrezave në fshatin Balaj

Must Read

Kryetari i komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, është i vendosur se punimet në rregullimin e varrezave në fshatin Balaj, do të përfundojnë brenda pak ditëve. Kështu bëri të ditur në mbledhjen e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi të mbajtur gjatë ditës së sotme.

Kryetari Svarqa, tha se në fshatin Balaj po zbatohet vendimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës, por edhe i Kuvendit të Komunës, që në atë vend të jenë varrezat e qytetit të Ferizajt, ndërsa varrezat do të jenë për të gjithë konfesionet fetare si myslimane, katolike, protestante, por edhe për ateistët. U tha po ashtu se tashmë është edhe projekti ideor për rregullimin e këtyre varrezave.

Numri një i qytetit të Ferizajt, Muharrem Svarqa, u shpreh se varrezat e reja në asnjë mënyrë nuk i pengojnë banorët e fshatit Balaj, sepse është larg vendbanimeve të tyre, por kjo po bëhet me qëllime të ndryshme politike dhe në kohë fushate.

E nga ana tjetër edhe komandanti i Stacionit të Policisë në Ferizaj, Qazim Reka, u shpreh vendimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës, i respekton edhe policia e Ferizajt. Ai tha se policia do të qëndroj aty deri sa të përfundojnë të gjitha punimet në rregullimin e varrezave.

Përkrahje këtij vendimi i dhanë edhe krerët e bashkësive fetare në Ferizajt, me ç’rast kanë theksuar nevojën urgjente për rregullimin e këtyre varrezave, sepse ne vendet ku aktualisht gjenden varrezat në Ferizaj, nuk ka hapësire të mjaftueshme.

Në këtë mbledhje është diskutuar edhe për fillimin e vitit të ri shkollor, ku u tha se këtë vit në Ferizaj, procesi mësimor zhvillohet në dy ndërrime. Në kuadër të planeve strategjike të arsimit në komunën e Ferizajt, u tha se do të hapet edhe shkolla e mesme e edukatës fizike, pas asaj të artit figurativ. U diskutua edhe për çështjen e sigurisë në komunën u Ferizajt, ku u vlerësua e qetë dhe pa asnjë problem.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj: Gjobiten dy kompani transportuese për ndotje të rrugës magjistrale

Policia raporton se dy kamionë transportues me targa të huaja, të angazhuar nga kompani, janë ndaluar dhe ndëshkuar nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img