30,11,2024

Fazliu paralajmëron padi në gjykatë për fyerje të personit publik

Must Read

Pas një shkrimi editorial në të cilën Bashkim Fazliu-Migjeni, kandidat për kryetar të Ferizajt nga subjekti NQF, në të cilën ai është quajtur “racist”, Fazliu ka paralajmëruar padi gjyqësore.
Fazliu  ka thënë se jam duke e paditur në Gjykatë për fyerje ndaj personit publik!
Shkrimin e plotë të Fazliut mund ta lexoni në vazhdim;

Këtë personin që më ka quajtë në një shkrim ‘racist’, jam duke e paditur në Gjykatë për fyerje ndaj personit publik! Le ta mësojë edhe gjuhën shqipe!

Le të mësohen shqiptarët se letra mund të durojë gjithçka shkruan mbi të, por jo edhe drejtësia! Liria e shprehjes nuk nënkupton që ti mundesh me shkru lidhje e palidhje e me përdorë lloj-lloj krahasimesh pa vend për këdo. Liria jote kufizohet nga liria ime! Nuk të lejoj të më cenosh lirinë tim! Nuk e kam lejuar as Serbinë dhe askend tjetër! Prandaj do të shihemi në Gjykatë! Dhe nuk do të lë instancë ligjore pa e ndjekur!

👌INOVACIONI APO KANALIZIMI?
Bashkim Fazliu Migjeni, Kandidat për Kryetar – Ferizaj

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident komunikacioni rrugor me fatalitet në Kaçanik

Me datën 29.11.2024 rreth orës 07:30 kemi pranuar një informatë se në rrugën magjistrale Hani Elezit-Kaçanik, tek vendi i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img