Nëntë deputetë të Kuvendit të Kosovës do të ‘pushojnë’ për një muaj pozitën e tyre për t’iu futur kandidimit për kryetar të komunave.
Ata gjatë procesit të zgjedhjeve lokale do të fokusohen në kandidimin e tyre. Janë gjithsej nëntë deputetë që do të garojnë për të parin e komunave.
Më së shumti deputetë që pretendojnë të zgjidhen kryetarë të komunave ka “Vetëvendosje”, e pasuar nga PDK-ja me tre kandidatë, ndërsa LDK-ja, Nisma dhe Alternativa me nga një kandidat.
Këta janë deputetët të cilët do të marrin pjesë në zgjedhjet lokale:
Arban Abrashi -LDK
Driton Çaushi- VV
Mytaher Haskuka- VV
Sami Kurteshi- VV
Faton Topalli-VV
Zafir Berisha- Nisma
Zenun Pajaziti- PDK
Mimoza Kusari-Lila- Alternativa