27,11,2024

Zbulohen ftesat e martesës të Marinës dhe Getoarit, janë super unike (Foto)

Must Read

Detaji i parë që takon me të ftuarit – ai që rrëfen edhe karakteristikat e dasmës e të bën të mendosh si do të jetë njëra prej ngjarjeve më të përfolura të botës së showbiz-it shqiptar, tashmë është gati.

Kur kanë mbetur vetëm dy javë nga ceremonia e betimit para Zotit, është zbuluar i pari element nga martesa e Getit dhe Marinës, që nuk mund të ishte tjetër veçse një unifikim i të dyve.


Megjithëse janë kujdesur që të ruajnë për vete çdo element specifik dhe janë angazhuar maksimalisht që hollësitë t’i kenë surprizë, ftesat nuk mund të jenë të tilla. Bashkimi i dy emrave të njohur në një ftesë elegante, tashmë ka nisur të takohet me mysafirët dhe në këtë prezantim të parë me të ftuarit, disa detaje bien lehtësisht në sy.

Është jashtë çdo lloj imagjinate, nuk është formale, as aq intime sa mund të keni menduar… është origjinale, e personalizuar dhe e kuruar me kujdes në çdo element. Sa klasike, aq edhe romantike (si ajo), sa e guximshme, aq moderne e ekstravagante (si ai). Skuadra e Class Events ka kristalizuar deri në detajet më të imta idenë e propozuar nga reperi i njohur i skenës – duke sjellë një ftesë unike që personifikon natyrën e Marinës dhe Getit.

E prezantuar me një dizajn shumë elegant, ftesa ka si motiv petalet e luleve natyrale që përmban zarfi transparent (material plex) mbi të cilin është vendosur teksti. Formati i një kutie transparente, të mbushur me lule, të çon menjëherë te një ceremoni ëndërrimtare, e cila, më shumë se gjithçka tjetër do të jetë kryekëput romantike.

E menduar si prezantimi i parë me të ftuarit, kjo mënyrë e të ftuarit, pa dyshim do të kishte brenda pak nga të dy. Ngjyra e zezë, si klasike e përjetshme, fillon e prek së jashtmi artin e fortë e dominues të çdo kohe. Në pamje të parë, e zeza klasike të çon menjeherë te dominimi dhe forca e tij, MMV, por sapo hap kutinë, “ashpërsia” e përshtypjes së parë dhe dominanca thyhet për t’ia lënë vendin butësisë së mëndafshtë të copës e ëmbëlsisë se luleve natyrale, vjen natyrshëm një prekje e ëmbël, e butë, mëndafsh… si ajo.

Secila nga ftesat është e ndryshme nga tjetra. Për çdo të ftuar, ka vetëm një format ftese dhe vetëm një nuancë. Ashtu siç kishin kërkuar, Geti dhe Marina arritën të kishin diçka të veçantë që identifikon më së miri natyrat e tyre.

Nga ftesa, zbulohet edhe vendi ku do të mbahet ceremonia. Ndryshe nga ç’ishte planifikuar më herët, dasma nuk do të organizohet në Prishtinë, por as në Tiranë. Gjithçka është menduar të jetë një festë mes natyrës së gjelbëruar të Gjirit të Lalzit, në një mbrëmje të freskët shtatori: 10.09.2017. Ndoshta simbolika e datës nuk ka ndonjë kod të veçantë, por pa asnjë dyshim, do të jetë dita më e bukur e jetës e Getit dhe Marinës.

Dhe ky është vetëm elementi i parë që dëshmon se dasma ka për të qenë e kuruar dhe e personalizuar deri në detaje. Të paktën, nga ky prezantim i parë, është lehtësisht e kuptueshme se pas dy javësh, emocionet e të ftuarëve do t’i kalojnë pritshmëritë…

As dhëndri dhe as nusja nuk duan të rrëfejnë më shumë. Në fund të fundit, betimin para Zotit e kanë të shenjtë e duan ta ndajnë vetëm me të ftuarit e zgjedhur.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img