Gjëndra e tiroides ndodhet në pjesën e përparme të qafës dhe prodhon hormone të tiroides të cilat kanë një ndikim në zhvillimin fizik dhe mendor, zhvillimin e qelizave dhe metabolizmin.
Sëmundjet ose çrregullimet shëndetësore mund të ndikojnë funksionin e gjëndrës tiroide duke shkaktuar një veprimtari hiperaktive ose të ulët të saj.
Ekuilibrat e gjëndrës tiroide janë të rëndësishme për të parandaluar dëmet në shëndet ose procesin e plakjes.
Këto ekuilibra mund të kthehen nëpërmjet konsumit të disa frutave dhe perimeve të cilat arrijnë të ruajnë shëndetin e gjëndrës tiroide.
Boronicat
Boronicat janë të pasura me antioksidantë që ndihmojnë në pakësimin e hipotiroidizmit ose veprimtarisë së ulët të tiroides. Studimet kanë treguar se boronicat janë të parat përsa i përket sasisë së antioksidantëve në krahasim me 40 fruta dhe perime të tjera.
Boronicat përmbajnë shumë vitamina dhe minerale dhe ndihmojnë në ruajtjen e shëndetit të trupit dhe shmangies së sëmundjeve.
Qershitë
Qershitë janë të pasura me antioksidantë dhe vitamina dhe i japin trupit një nivel të lartë mbrojtjeje ndaj sëmundjeve. Qershitë janë një frut i jashtëzakonshëm për ruajtjen e funksionit të tiroideve.
Domatet
Domatet janë një burim i seleniumit që mendohet të jetë i mirë për gjendjen tiroide duke rregulluar funksionin e saj dhe përmirësuar funksionet imunitare të organizmit.
Seleniumi ndihmon në rregullimin e aktivitetit të hormonit të tiroides dhe neutralizon molekulat e paqëndrueshme në organizëm.