26,11,2024

Qendra sociale në fshatin Dubravë përfiton një donacion nga kompania “Bavaria”

Must Read

 

Ferizaj.25.08.2017. Qendra sociale në fshatin Dubravë në kuadër të së cilës zhvillohen veprimtari shëndetësore dhe arsimore këto ditë kanë marrë një pamje më të bukur falë një donacioni i cili është realizuar si bashkëpunim në mes drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale dhe kompanisë “Bavaria” nga
Drejtori shëndetsisë dhe Mirqenies Sociale Burim Karameta tha se ky projekt ka ardhur si vullnet i mirë i të dyja palëve që të investohet në një ambient ku përfitojnë brezat e rinjë .
“Këtu bëhet vërtet në punë fisnike me fëmijë të komuniteteve pakicë , ku mjeku bën punën e tij në përmirisimin e aspekteve shëndetësore , kurse edukatoret në zhvillimin arsimor dhe edukativ të tyre, prandaj qendra frekuentohet shumë.
U shtrua nevoja që të freskohet e të gëlqeroset qendra këto ditë vere dhe afaristi Blerim Hyseni nga kompania “Bavaria” na doli në ndihmë. Me këtë rast ne e falënderojmë shumë, sepse nuk ka pasur ndonjë kosto buxhetore ky përmirsim i kushteve” u shpreh drejtori Karameta.
Në qendrën Sociale të fshatit Dubarave u bë e ditur se marrin shërbime rreth 300 persona në ditë , kryesisht banorë të lokaliteveve përreth të cilët u shprehën mjaft të kënaqur me këto kushte.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

30 gra udhëheqëse të agrobizneseve përfitojnë 300 mijë euro grante

Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Burim Bajrami mori pjesë sot në tryezën tematike "Mundësitë e grave në sektorin bujqësor,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img