27,11,2025

Së  shpejti pritet të bëhet asfaltimi i rrugëve në fshatin Manastric

Must Read

Ferizaj.24.08.2017. Gjatë pasdites së sotme numri një i komunë s së Ferizajt, Muharrem Svarqa, i shoqëruar edhe nga drejtori i infrastrukturës, Gafurr Ilazi, nga mbikëqyrësja Leonora Zeqiri si dhe këshilltarë të tij, ka inspektuar nga afër punimet që po zhvillohen në fshatin Manastirc në rregullimin e rrugëve dhe kanalizimit të këtij fshati.

Me këtë rast kryetari Svarqa, u nda tejet i kënaqur me rrjedhën e punimeve që po bëhen në këtë fshat, duke shtuar se shumë shpejt pritet të behet dhe asfaltimi i rrugëve të këtij fshati. Ai tha se fshati Manastirc gjatë këtij viti ka përfituar mjaft shumë me realizimin e këtyre projekteve madhore të asfaltimit, ku po bëhen me të gjitha standardet që tashmë po aplikohen në Komunën e Ferizajt.

E nga ana tjetër edhe banorët e këtij fshati janë ndjerë tejet të kënaqur me realizimin e punimeve që po bëhen në këtë fshat. Thanë se që nga paslufta investime të tilla nuk janë bërë në fshatin Manastric.

U bë e ditur se në fshatin Manastirc do të asfaltohen 17 rrugë , ndërsa vlera e tyre kap shumën rreth 250 mijë euro.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizajasi Leard Sadriu drejt hapit të madh në karrierë, arrin marrëveshje me skuadrën gjermane

Leard Sadriu pritet të largohet nga futbolli rumun vetëm pas gjashtë muajsh qëndrimi te FC Arges, duke qenë gati...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img