19,05,2024

Kujdes! Fëmija tmerrohet nga dhurata që gjen brenda çokollatës

Must Read

Fëmijët janë të fiksuar pas çokollatave, dhe sidomos atyre që në brendësi kanë lodra për ta. Britanikja “Metro, raporton se një fëmijë 5-vjeçar është përballur me një dhuratë të pazakontë.

Kur ka hapur paketimin plastik të dhuratës, ai ka gjetur një qese me drogë, të llojit metamfetaminë kristal.

Fatmirësisht, në atë moment, pranë tij ka qenë vëllai i madh, i cili ka shmangur konsumimin dhe tragjedinë e mundshme.

Vogëlushi ka hapur vezën për të gjetur dhuratën, që zakonisht vjen në pjesë të montueshme, por pasi ka parë qesen me pluhur të bardhë, ka pyetur të vëllanë se çfarë ishte.

“Daily Star” shkruan se ngjarja është regjistruar në zonën e Drumachose-s, në Belfast.
Ky rast është denoncuar menjëherë në polici, e cila pasi ka analizuar lëndën e gjetur, ka dalë në konkluzionin se bëhej fjalë për drogë dhe ka nisur hetimet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjobë ndaj personit që bëri tejkalim në vijë të plotë, identifikohet kundërvajtja përmes dronit të policisë

Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor me datën 18.05.2024 rreth orës 16:35, në rrugën magjistrale Ferizaj-Viti, skatësisht në fshatin Gërlicë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img