Kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, gjatë ditës së mërkurë ka pritur në një takim përfaqësuesit e klubit të futbollit “Ferizaj”, pak ditë para fillimit të kampionatit të Ligës së parë të Kosovës në futboll.
Me këtë rast kryetari Svarqa tha se do të përkrah klubin e Ferizajt, si në aspektin moral edhe atë financiar, me te vetmin qëllim rikthimin në Superligën e Kosovës.
Numri një i Ferizajt, Muharrem Svarqa, po ashtu ka inkurajuar përfaqësuesit e klubit që të punojnë, dhe të kthejnë klubin aty ku e ka vendin në Superligë.
Ndërsa drejtori i klubit Genc Hyseni e falënderoj kryetarin për përkrahjen e vazhdueshme që i ka dhënë klubit. Ai e njoftoi kryetarin se kanë bërë të gjitha përgatitjet për të nisur kampionatin sa ma mirë.
Në këtë takim prezent ishte edhe Ilaz Mjaku sekretar i klubit si dhe Arzije Bekteshi anëtare e kryesisë. U be ditur se gjatë kësaj jave fillon kampionati i ligës së parë, ku Ferizaj do të jetë nikoqir i Dugagjinit të Klinës.