07,05,2024

Fshati Slivovë bëhet me fushë sportive

Must Read

Ferizaj.16.08.2107.Të mërkurën edhe zyrtarisht kanë filluar punimet në rregullimin e fushës sportive në oborrin e shkollës së fshatit Slivovë.

Nga afër punimet në këtë projekt i ka përcjelluar edhe kryetari i komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, me bashkëpunëtoret e tij, me ç’rast këtë projekt e ka cilësuar si të një rëndësie shumë të madhe për banorët e këtij lokaliteti.

“Këtu parashihet ndërtimi i fushës së futbollit për nxënësit dhe të rinjet që jetojnë në fshatin Slivove si do të integrohet edhe fusha e basketbollit, ndërsa do të ketë edhe mbrojtëse dhe rrjeta nga të gjitha anët pasiqë ka qarkullim edhe të automjeteve në këtë pjesë dhe d të shërbejnë edhe për çështjen e sigurisë së nxënësve”, tha kryetari Svarqa.

Ai tutje është shprehur se fshati Slivovë gjatë kësaj kohe ka pasur edhe përfitime të tjera në rregullim të rrugëve dhe rrugicave të këtij fshati.

Edhe banorët e këtij fshati e mirëpritur fillimin e punimeve për rregullimin e fushës sportive. Thanë se për investime të tilla, ka pasur nevoja të mëdha fshati i tyre.

U bë ditur se ky projekt është me bashkëfinancim me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal si dhe komunës së Ferizajt. Vlera e këtij projekti kap shumën mbi 15 mijë euro.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Faton Xhakli zgjedhet selektor i Kombëtarës së Kosovës në Boks

Trajneri i mirënjohur ferizajas Faton Xhakli në mbledhje e fundit të bordit të Federatës së Boksit është zgjedhur selektor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img