11,09,2025

Komuna e Ferizajt ndanë 70 makina mjelëse për fermerët ferizajas

Must Read

Ferizaj.16.08.2017. Komuna e Ferizajt në kuadër të subvencioneve për bujqësi ka ndarë sot 70 makina mjelëse për fermerët ferizajas, të cilët mbajnë lopë qumështore nëpër fshatra të ndryshme.

Drejtori komunal për bujqësi e pylltari Ismet Vranovci ka thënë me këtë rast se në vazhdimësi po përkrahen ekonomitë e vogla familjare për të funksionuar sa më të pavarura.

“ Qëllimi ynë është që fermerët kudo nëpër fshatra ta kenë më të lehtë mbajtjen e lopëve qumështore dhe zgjerimin e kapaciteteve nga shitja e qumështit. Angazhimi i tyre me makina mjelëse do të jetë më i vogël, kurse ana komerciale e funksionimit të këtyre fermave shpresojmë të shënojë përmirësime “ tha drejtori Vranovci.

Ndërkaq fermerët përfitues kanë falënderuar komunën që ka ndarë buxhet për këto subvencione thanë se çmimi i një makine të tillë në treg është mjaft i lartë krahas mundësisë së tyre financiare.

U bë e ditur se edhe konkurrenca ka qenë e madhe ku kanë konkurruar mbi 80 fermerë. Komunës së Ferizajt subvencioni me makina mjekëse i ka kushtuar rreth 11 mijë euro.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img