11,09,2025

Komuna e Ferizajt me rrjedha të qëndrueshme dhe të kënaqshme financiare

Must Read

Ferizaj.16.08.2017. Në kuadër të raportimit të punës 6 mujore që po bën qeveria komunale e Ferizajt sot konferencën për media e ka mbajtur drejtoresha për Buxhet dhe Financa Lirije Syla.
Ajo gjatë raportimit të punës së drejtorisë që udhëheq, tregoi se në komunën e Ferizajt gjatë kësaj periudhe ka pasur rrjedha të qëndrueshme dhe të kënaqshme financiare në të hyrat dhe shpenzimet e buxhetit.
Kurse fokusi i angazhimit muajve të fundit ka qenë përgatitja për hartimin e buxhetit të vitit të ardhshëm , dokument ky për të cilin përgatitjet janë në fazën përfundimtare.
“Ditëve të fundit angazhim të shtuar kemi pasur edhe me takimet e shumta konsultative të organizuara nëpër qytet dhe në fshatra për hartimin e buxhetit të vitit 2018. Kemi marrë shumë propozime nga këto diskutime publike dhe jemi në fazën e hartimit dhe të evidentimit të këtyre kërkesave. Kemi treguar një kujdes në përfshirjen e këtyre nevojave dhe do t’a hartojmë dokumentin final brenda pak ditëve.
Buxheti i vitit të ardhshëm është mbi 28 milionë e 700 mijë euro ku pjesa më e madhe shkon në paga e mëditje, ndërkaq edhe tek kategoria e investimeve kemi një rrije të buxhetit, rreth 9 milionë po planifikohen të investohen në lokalitete e ndryshme.” deklaroi drejtoresha Syla.
Buxheti i vitit 2018 do të jetë pikë diskutimi edhe në mbledhjen e Kuvendit të komunës këtë muaj ku pritet miratimi i këtij projekt-propozimi nga ana e kuvendarëve.
Gjatë konferencës së sotme drejtoresha komunale për Buxhet e Financa shpjegoi se punonjës të këtij sektori kanë pasur një angazhim të theksuar edhe në inkasimin e të hyrave nga falja e borxheve me ç’rast u apelua që të shfrytëzohen edhe këto ditët e mbetura deri në përfundim të afatit më 30 gusht.
“ Qytetarët ferizajas kanë afat deri në fund të këtij muajit që të përfitojnë nga ligji për falje e borxheve dhe do të ishte mirë që të kryhen pjesa e obligimeve të mbetura për të përfituar në bazë të asaj çka ka përcaktuar ky ligj.
Jemi njoftuar se ka pasur një interesim të kënaqshëm ditëve të fundit nga ana e qytetarëve , por ka nevojë që edhe më tutje të sensibilizohet opinioni për të mirat që sjell ligji i faljes së borxheve, prandaj duhet shfrytëzuar edhe kjo kohë e mbetur” ka shprehur apelin saj drejtoresha Syla gjatë konferencës së sotme.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img