28,03,2025

21 familje arrijnë marrëveshje me KEK’un për shpronësim

Must Read

Këtë e ka bërë të ditur për “Kohën Ditore” drejtori për gazetën drejtori i Zyrës për Marrëdhënie me Publikun dhe Komunitetin në KEK, Skënder Bucolli.

“Ashtu siç kemi deklaruar edhe gjatë ditëve të fundit, pas reflektimit pozitivë të dy familjeve javën e kaluar, kemi pas një interesim të shtuar edhe nga banorët e tjerë për arritjen e marrëveshjes. Ky interesim tani edhe po konkretizohet, duke qenë se ka arritur në 21 numri i banorëve që kanë arritur pajtueshmëri për të lidhur marrëveshje me KEK-un, dhe momentalisht shumë nga këta banorë janë duke i finalizuar marrëveshjet te noteri sipas procedurave në fuqi”, ka thënë ai.

Bucolli ka bërë thirrje edhe njëherë të gjithë banorëve të afektuar që t’i bashkohen këtyre 21 familjeve dhe ta zhbllokojnë në tërësi situatën në të cilën po kalohet.

Me shpronësimin e tokave të familjeve në Shipitullë pritet të mundësohet zgjerimi i minierës për KEK-un dhe lehtësimin me furnizim me energji elektrike.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ndëshkohet me 200 euro shoferi në Ferizaj, tejkaloi në vijë të plotë

Policia e Kosovës ka gjobitur një shofer në Ferizaj, i cili tejkaloi në vijë të plotë. Sipas njoftimit të policisë,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img