10,09,2025

Vihet gurthemeli për ngritjen e shtatores së dëshmorit Besim Fazliu

Must Read

Ferizaj.06.08.2017. Sot në fshatin Koshare të komunës së Ferizajt është vënë gurthemeli për ngritjen e shtatores së dëshmorit Besim Fazliu ku morën pjesë , familjarë bashkëluftëtarë e struktura komunale.

Në emër te kryetarit të komunës së Ferizajtt Muharrem Svarqa të pranishmit i ka përshëndetur me një fjalë rasti shefi i kabinetit të tij Balton Dërguti i cili tha se me vënien e gurthemeleve për deshmorët po tregohet respekti institucional i nivelit më të lartë

“Ne në të gjitha rastet kur përkujtojmë dëshmorët përkulemi para veprës së tyre, dhe u shpejgojmë gjenerateve të reja se pa veprën e tyre heroike ne sot nuk do të gezonim lirinë që e kemi tani” deklaroi Dërguti.
Ai ka ripërsëritur se kryetari Svarqa do t’a perkrahë edhe këtë projekt, ashtu siç ka vepruar edhe për ngritjen e shtatoreve tjera të dëshmoreve në komunën e Ferizajt

“Kryetari i komunës së Ferizaj Muharrem Svarqa në vazhdimsi ka treguar një përkushtim në nderim vlerave te luftes se UCK-se dhe në përkujdesjen ndaj familjeve të dëshmorëve dwshmoreve” tha më tej Dërguti
Të pranishmit në këtë tubim i kanë përshëndetur edhe perfaqësues te Keshillit organizativ dhe ata nga shoqatat e dala nga lufta.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img