27,11,2024

Më 3 gusht do të ndërpritet qarkullimi hekurudhor në Kosovë

Must Read

Drejtues të Trainkosit paralajmërojnë se në këtë datë do të ndërpritet qarkullimi hekurudhor në vend për shkak të kolapsit financiar.

TrainKosi është në kolaps, qeveria nuk i ka ndarë ende mjete financiare, ndërmarrjes që operon vazhdimisht me humbje edhe pse në tërë vendin operojnë vetëm dy linja, ajo  Fushë Kosovë – Han i Elezit dhe Prishtinë – Pejë.

Si pasojë, mbi 110 mijë udhëtarë të evidentuar në gjashtë mujorin e parë të këtij viti që shfrytëzojnë këto linja, rrezikojnë të mbesin pa transport.

Në Trainkosi thonë se kjo po ndodh për shkak të mungesës buxhetore, e që për ta është e papërballueshme t`i mbulojnë vetë shpenzimet.

Pas këtij paralajmërimi për ndalje të qarkullimit të trenave, edhe në  Infrakos u bëjnë thirrje institucioneve të gjejnë  zgjidhje të shpejtë sepse rrezikohen 60% të të hyrave. Ata thonë se ky është gjithashtu edhe lajm shumë i keq edhe për investitorët  e huaj.

RTK ka provuar të marr përgjigje edhe nga Ministria e Infrastrukturës por ministri, Lutfi Zharku nëpërmjet postës elektronike tha se ndërmarrjet publike menaxhohen nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, kurse këta të fundit nuk kanë dhënë asnjë përgjigje lidhur me paralajmërimin e ndërprerjes së dy linjave të trenit në mungesë të buxhetit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img