27,11,2024

Daçiq: Kritikuesit e mi do ta dorëzonin krejt Kosovën

Must Read

“E kam thënë qartë propozimin tim që të përkufizohet çka është serbe dhe çka është shqiptare, sepse kjo është në interes edhe të serbëve edhe të shqiptarëve. Dhe kjo është zgjidhja e vetme e mundshme e përhershme, kurse sulmet histerike ndaj meje për këtë propozim tregojnë se me çfarë hipokritësh kemi të bëjmë”, ka thënë Daçiqi për “Tanjug”, transmeton Koha.net.Ai vlerëson se kritikuesit e tij në të vërtetë dëshirojnë ta dorëzojnë tërë Kosovën, sepse “kështu ata e shohin dialogun e brendshëm”.“Serbia asnjëherë nuk do të pranojë pavarësinë e shpallur njëanshëm, ajo dëshiron dialog për një zgjidhje të përhershme. Për këtë arsye tentimet për të mbytur të vetmen zgjidhje të përhershme që është në interes edhe të serbëve edhe të shqiptarëve janë të mjera. Këtë zgjidhje e pranojnë edhe serbët edhe shqiptarët”, shton Daçiqi.“Nëse Holanda dhe Belgjika mund të shkëmbejnë territore, nëse mund të bëjnë këtë India dhe Bangladeshi, përse të mos munden edhe serbët e shqiptarët, nëse kjo zgjidhje garanton paqe në këtë shekull”, pyet Daçiqi.“E gjithë bota, për gat të keq, është marrë me serbët e shqiptarët, e ndoshta edhe unë e kam këtë të drejtë”, thekson ai.Daçiq thotë se kompromis është “vetëm ajo marrëveshje në të cilën të gjithë nga një grimë për diçka që nuk e duan”.“Përveç nëse kritikuesit e mi nuk mendojnë se serbët duhet të humbin gjithçka”, shton ai, ndërsa thekson se atëherë kjo do të quhej marrëveshje, transmeton Koha.net.“Është e mjerë që dikush mendon se të jesh modern, liberal apo pro-evropian nënkupton medoemos të jesh anti-serb”, ka përfunduar ministri serb.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img