04,07,2025

Shkoi për pushime, turistja gjendet e vdekur në një vrimë në plazh (Foto)

Must Read

Trupi i një gruaje nga Texas u gjend brenda një vrime në një plazh, pasi u zhduk gjatë pushimit familjar.

Ashley O’Connor nga Texas, ishte në pushime në Maryland me familjen e saj kur ajo në mënyrë misterioze u zhduk rreth orës dy në mëngjesin e të hënës.

Trupi i 30 vjeçares u gjet ditën tjetër dhe u hoq nga rëra në qytetin turistik të Ocean City në Amerikë, shkruajne mediat e huaja, transmeton Indeksonline.

Trupi i viktimës do të dërgohet që t’i bëhet biopsia për të kuptuar shkakun e vdekjes.

Megjithëse vdekja duket të jetë aksident, zyrtarët nuk kanë dhënë ende deklaratë  por raportohet  se kanë kaluar orë të tëra në plazhin ku ka ndodhur ngjarja për kërkuar prova dhe të dhëna.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

86 bletarë përfitojnë 1300 bazamente plastike për koshere të bletëve dhe 13 pajisje speciale për shkrirjen e dyllit

Përmes Drejtorisë së Bujqësisë, paraditen e sotme për bletarët ferizajas u shpërndanë 1300 bazamente plastike për koshere të bletëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img