Drejtoria komunale për Infrastrukturë në Ferizaj në një konferencë të mbajtur sot ka njoftuar është në vlugun e realizimit të shumë projektve infrastrukutore nëpër fshatra dhe në qytet.
Drejtori Gafurr Ilazi me këtë rast njoftoi se deri më tani janë shpenzuar mbi 2 milionë e 200 mijë euro nga 4 milionë e 700 mijë euro të alokuara ,ose rreth 56 përqind e buxhetit të destinuar për këto projekte kapitale.
“ Ne jemi në përgatitje , punime po përfundime të shumë projekteve infrastrukturore dhe vazhdimisht po vëzhgojmë punët në teren. Gjatë kësaj kohe kemi zhvilluar 28 procedura të prokurimit, 9 projekte janë të përfunduara dhe 31 projekte janë në fazën e punimeve. Veç projekteve që po financohen me buxhetin e komunës aktualisht po realizohen edhe 6 projekte të tjera të cilat financohen nga Ministria e Infrastrukturës, dhe po ashtu kemi një numër të projekteve të cilat janë si projekte 2 vjeçare të periudhës 2016-2018 “ ka thënë në konferencën e sotme për media drejtori për Infrastrukturë Gafurr Ilazi.
Ai ka sqaruar se kryesisht po punohet në infrastrukturë rrugore ku edhe projektet e përfunduara kanë qenë një numër i madh i rrugicave të asfaltuara rregullim i kanalizimeve fekale si dhe një projekt më i veçantë – rregullimi i platosë së lapdiarit të dëshmorit “Ahmet Kaçiku”.
Drejtori Ilazi më tutje ka njoftuar edhe për lokalitetet ku po punohet aktualisht duke shtuar se ka një mbarëvajtje të punëve në kushte të mira.
“ Aktualisht është duke u punuar në projektin e kolektorit kryesor prej fshatit Varosh në fshatin Nikadin ku do të bëhet kyçja e dy derdhjeve të ujerave të zeza dhe bëhet nje linjë , pastaj në asfaltimin e unazave në fshatin Prelez , afaltimin e rrugicave ne Tërrn, në Gaçkë, në Mirosalë, në Greme ,në Komogllavë , dhe në kanalizimi në fshatin Dremjak lagjia e Muhaxherëve. Po ashtu është duke u punuar edhe dhe shumë projekte të tjera të kësaj natyre ndër to edhe tek projektet e financuara nga Ministria e Infrastrukturës ku procedurat dhe mbikqyrjet po i bën vet ky organ” ka thënë drejtori Ilazi.
Drejtori për Infrastrukturë Gafurr Ilazi potencoi se ndër projektet e financuara nga Ministria e Infrastrukturës është edhe rruga Bablak-Tërrn , Lubovc –Koshare e cila ka pasur një ngecje, por që së shpejti do të përfundojnë procedurat e tenderimit dhe do të fillojnë punimet.
Ai po ashtu potencoi se gjatë realizimit të projekteve ka edhe sfida me prona apo të natyrave të tjera, por falë përkushtimit të qeverisë komunale po tejkalohen këto pengesa pa ndonjë zvarritje të madhe.