15,11,2025

Shkon në 20 numri i të plagosurve në Velipojë, katër prej tyre në gjendje të rëndë

Must Read

Nga raportimet e deri-tanishme, bilanci i të plagosurve nga shpërthimi i bombolës së gazit në Velipojë, është rënduar duke çuar në 20 numrin e tyre.

4 prej tyre dyshohet të jenë në gjendje të rëndë, dhe janë dërguar në spital të asfiksuar nga tymi i madh pas flakëve në restorantin e kompleksit Fishta në Velipojë.

Turistët ishin në gjumë në momentin kur raportohet të ketë ndodhur një shpërthim i madh zjarrit. Mësohet se forcat e zjarrfikëses janë nisur menjëherë në vendngjarje.

Ngjarja ka ndodhur në kompleksin “Fishta”, në Velipojë. Flakët kanë përfshirë një pjesë të konsiderueshme të resortit turistik dhe si shkak kryesor mendohet të jetë shpërthimi i një bombole gazi.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me qendër të re të Mjekësisë Familjare – ndër më modernet në rajon

Ferizaj ka shtuar një tjetër vlerë të rëndësishme në shërbimin shëndetësor publik. Sot është përuruar objekti i ri i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img