Femra nga Ferizaj të dielën kishte tentuar të hidhet nga kati i nëntë i një objekti, por sipas Policisë, ajo është shpëtuar nga dritarja e korridorit, shkruan Gazetametro.net.
“Viktima femër K/Shqiptare ka tentuar të hidhet nga kati i nëntë i një objekti, me qëllim që të vetëvritet. Patrulla policore i është përgjigjur rastit dhe përmes dritares së korridorit kanë arritur ta tërheqin dhe ta shpëtojnë viktimën”, thotë Daut Hoxha për Gazetametro.net.
Ndërkaq, një ditë më pas një femër tjetër kishte tentuar të kryejë vetëvrasje në liqenin e Badovcit, por Policia sërish kishte reaguar shpejt dhe e kishte shpëtuar atë.
“Viktima femër K/Shqiptare ka tentuar të bëjë vetëvrasje në ujë. Njësitet policore me kohë e kanë nxjerrë dhe shpëtuar viktimën nga uji”, thotë zëdhënësi i Policisë, Hoxha.Ndërkohë, policia tregon se të dyja femrat janë dërguar për tretman mjekësor dhe hetimet për rastet po vazhdojnë.