26,11,2024

Publikohet “Alfabeti i të Dhënave Personale”

Must Read

Në saje të aktiviteteve të saj promovuese, Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, sot lancoi ‘Alfabetin e të Dhënave Personale’, të parin e këtij lloji. Qëllimi i këtij fjalorthiterminologjik është që t’u shërbejë qytetarëve që të bëhen më të kujdesshëm në publikimin e të dhënave të tyre.

Prishtinë, 25korrik 2017

 

Ky alfabet i të dhënave personale është përmbledhje fjalësh e frazash të përzgjedhura, kuptimi i të cilave përshkruan gjendje apo veprim në kuadër të dimensionit të privatësisë, përmes të dhënave personale. Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale po e lancon këtë fjalorth terminologjik, duke theksuar një apo më shumë shprehje nga shumica e shkronjave të alfabetit të gjuhës shqipe.

Qëllimi i këtij fjalorthi, i cili është emëruar “Alfabeti i të Dhënave Personale”  është që t’u shërbejë qytetarëve që të bëhen më të kujdesshëm në publikimin e të dhënave të tyre. Ky fjalorth, i pari i këtij lloji, ofron shpjegime thelbësore për secilën shprehje të paraqitur, e cila shoqërohet me një figurë simbolike.

Ky ‘alfabet’ i është vënë në dispozicion publikut në trajtën e një videoje dhe një albumi fotografik, me përmbajtje të njëjtë dhe si i tillë do t’u shpërndahet sa më  shumë përdoruesve të rrjeteve sociale (kryesisht në Facebook) brenda territorit Kosovës.

Agjencia shpreson se dizajni atraktiv dhe përmbajtja thelbësore e këtij fjalorthi do të ndikojë pozitivisht në informimin dhe ndërgjegjësimin e publikut rreth rëndësisë së mbrojtjes së të dhënave personale, sepse siç theksoi z. Jeton Arifi, bartës i këtij projekti nga Agjencia, ‘të kesh privatësi nënkupton t’i mbash të dhënat personale nën kontroll, jo domosdoshmërisht t’i mbash ato të fshehta nga të tjerët’.

Zyra për Komunikim me Publikun

Info.Amdp@rks-gov.net /  038 200 62 961

- Advertisement -spot_img
Të fundit

30 gra udhëheqëse të agrobizneseve përfitojnë 300 mijë euro grante

Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Burim Bajrami mori pjesë sot në tryezën tematike "Mundësitë e grave në sektorin bujqësor,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img