25,11,2024

Krijimi i institucioneve duhet të bëhet sa më parë!

Must Read

Shkruan: Hanife Salihu
Që nga mbajtja e zgjedhjeve nacionale në Kosovë, u bë një muaj që qytetarët e këtij vendi ushtruan të drejtën e tyre për zgjedhësit që do t’na përfaqësojnë në mandatin katërvjeçar. E të gjitha ato subjekte politike që e morën miratimin e qytetarëve për të qenë pjesë e Parlamentit të Kosovës, po janë njëzëri se, duhet konstituuar Parlamenti i Kosovës sa më parë, dhe duhet formuar Qeveria sa më parë që është e mundur.
Të gëzon fakti që në këtë pikë të gjithë janë të një mendimi, që nuk duhet humbur kohë në krijimin e institucioneve, pasi që Kosova nuk e gëzon komoditetin  e numërimit në vend. Po shtrohet pyetja, çfarë po bëjnë këto parti politike që të formohen institucionet sa më parë? A e kanë nisur avazin e vjetër , avazin e zgjedhjeve të fundit nacionale, ku patën kaluar plotë gjashtë muaj për t’u konstituuar institucionet ?
Ajo çka e lehtëson këtë proces të konstituimit të institucioneve është se, formula dihet për krijimin e institucioneve, mandatari dihet, për dallim nga zgjedhjet e mëparshme, ku fjalën e saj për zgjedhjet e 2014-ës e dha edhe Akti më i lartë Juridik i Kosovës, Kushtetuta e Kosovës. E deri sa të gjithë trumbetojnë duke thënë; që mbi të gjitha qytetari i Kosovës, mbi të gjitha Kosova, megjithëkëtë shtrohet përsëri pyetja, gjithë atij trumbetimi a po rrinë karshi, a po e dëshmojnë se mbi të gjitha është Kosova për subjektet politike që janë pjesë e Kuvendit të Kosovës?
Pse t’i lihet pasigurisë e njerëzve që e kanë të mbushur kokën me negativet për Kosovën të jenë pjesë e Qeverisë? Pse ne duhet të presim ndërhyrjen e Ambasadorëve të Kuantit për t’na mësuar se duhet formuar institucione? Pse krijojmë një imazh të keq për vendin, që t’i realizuar ambiciet tona politike?! Qytetarët e Kosovës, që votuan, presin që Qeveria e re të jetë në duart e atyre që kanë votat e shumicës . Kosova nuk ka kohë për pritje, proceset duhet të vazhdojnë pa asnjë bllokadë. Prandaj, Partitë politike duhet hapur rrugë konstituimit të institucione dhe të dëshmojnë se, mbi të gjitha e duanë Kosovën duke krijuar institucionet e Kosovës sa më pare!

- Advertisement -spot_img
Të fundit

30 gra udhëheqëse të agrobizneseve përfitojnë 300 mijë euro grante

Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Burim Bajrami mori pjesë sot në tryezën tematike "Mundësitë e grave në sektorin bujqësor,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img