04,05,2024

Vuçiq flet për proces 5-vjeçar të bisedimeve në Bruksel

Must Read

“Nuk kemi folur shumë për çështje teknike. Mendoj se takimi ka qenë veprues dhe i rëndësishëm. Kemi folur për thelbin, për përmbajtjen e dialogut në të ardhmen. Na mbesin 1 muaj e gjysmë që të përgatitemi, dhe pas disa vizitave –shuttle, të përcaktohet se në çfarë mënyrë do të vazhdojmë”, ka thënë Vuçiq pas takimit në Bruksel.

“Do të merremi me çështje substanciale për atë se si brenda 1 viti, 2 ose 5 vitesh i shohim raportet tona, pra 2 ose 5 vite… që do të thotë se duhet të bisedojmë më seriozisht ne brenda opinionit serb dhe ata brenda opinionit të tyre shqiptar në Kosovë dhe Metohi”, ka thënë Vuçiq.

Vuçiq ka thënë se për herë të parë në Bruksel ka kërkuar që Serbia të bëhet më shpejt pjesë e BE-së.

“Kam kërkuar që të dimë saktë se kur do të bëhemi anëtar të BE-së e jo të mbesim si patat në mjegull”, ka thënë ai.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Rinia e PDK-së me aksion simbolik: Qeveria Kurti po tenton ta përmbysë Ferizajn

Rinia Demokratike e Kosovës ka protestuar në Ferizaj, përmes një aksioni simbolik duke “peshkuar” në rrugën magjistrale, të përmbytur...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img