10,09,2025

Përjashtohen nga puna 24 policë të akuzuar për ryshfet

Must Read

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar Zyra për Informim e policisë së Kosovës.“Komisioni i Brendshëm Disiplinor i Policisë së Kosovës ka pranuar nga Drejtoria e Standardeve Profesionale, 52 lëndë me rekomandim për ndërprerje te marrëdhënies se punës, me dyshim për shkelje disiplinore”, thuhet në përgjigjen e zyrës.Kjo zyrë ka treguar se edhe rastet e tjera janë në trajtim dhe vendimi për to pritet në ditët e ardhshme.“Deri me tani ka mbajtur seancat dëgjimore në të cilat janë trajtuar 25 raste, nga te cilat në 24 raste në Komisionin e Brendshëm Disiplinor janë dëshmuar akuzat dhe paneli i KBD-së i PK-së ka shqiptuar masën disiplinore ‘Ndërprerje e marrëdhënies se punës’, ndërsa ne 1 rast ka kërkuar hetime shtese”, thuhet në përgjigjen e policisë për KALLXO.com.59 policët ishin arrestuar nga Inspektorati Policor i Kosovës në dhjetor të vitit të kaluar, ndërsa më pas ishin ngritur aktakuza ndaj tyre.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img