25,11,2024

Gjashtë hidrocentrale në Lepenc, ankesa se do të shkatërrohet natyra

Must Read

Edhe pse muaj më parë banorët e Kaçanikut dhe të Ferizajt protestuan kundër ndërtimit të hidrocentraleve mbi lumin Lepenc, ZRrE-ja, ka vazhduar të lëshojë leje për hidrocentrale.

Adelina Murtezaj-Bajrami, Zyrtare për Marrëdhënie me Publik në Zyrën e Rregullatorit për Energji (ZRrE), i tha RTK-së tha se deri më tani ZRRE ka lëshuar gjashtë autorizime finale për ndërtimin e hidrocentraleve në lumin Lepenc, të cilat janë në faza të ndryshme të ndërtimit sipas afateve ligjore të përcaktuara me Leje Ndërtimore komunale dhe Autorizimin Final të Lëshuara nga Bordi i ZRRE-së.

Ndërsa lidhur me kundërshtitë e komuniteti lokal ndaj HC-ve, Murtezaj-Bajrami, tha se procesi i Autorizimeve, për ndërtimin e kapaciteteve të reja të energjisë nga Burimet e Ripërtëritshme të Energjisë (BRE), i nënshtrohet Legjislacionit primar dhe atij sekondar për rregullimin e sektorit të Energjisë në Republikën e Kosovës.

“Konkretisht procedura e lëshimit të autorizimeve është e definuar në Rregullën e procedurës së autorizimit për ndërtimin e kapaciteteve të reja bazuar në burimet e ripërtëritshme të energjisë. Bazuar në këtë Rregull, pas kompletimit të aplikacionit, aplikuesi është i obliguar të publikoj në dy gazeta ditore njoftimin për përmbajtjen e aplikacionit dhe njoftimin se çdo palë mund të shpreh interes apo të kundërshtojë projektin pran Rregullatorit, brenda 7 ditësh kalendarike që nga data e publikimit të njoftimit”, tha ajo për RTKlive.

Ajo bëri me dije se për asnjë nga projektet për të cilat është lëshuar autorizimi final ZRRE nuk ka marrë ndonjë kundërshtim dhe si rrjedhojë ka konsideruar aplikacionet si të kompletuar dhe bazuar në Rregullën në fjalë ka lëshuar autorizimet finale.

Kurse kryetari i Partisë Ekologjike të Kosovës (PEK), Arif Krasniqi, tha se kjo parti konform programit që ka vazhdimisht promovon idenë që të futet në përdorim prodhimi i energjisë nga burimet alternative, siç është uji, era etj.

“Mbi lumin Lepenc janë lëshuar leje për ndërtimin e disa mini-hidrocentraleve për prodhimin e energjisë elektrike. Në parim, ndërtimi i tyre duhet ndërtuar konform standardeve evropiane të parapara dhe të precizuara në detalet më të vogla’, tha Krasniqi.

Sipas tij përveç një degradimi të mjedisit, i cili objektivisht duhet të ekzistojë, nuk pritet ndotje të madhe pasi çfarë kemi nga termocentralet e Kosovës.

“Mendoj se degradimi dhe ndotja duhet të jenë të ekuilibruara karshi përfitimeve ekonomike nga këto investime, te cilat nuk janë edhe të vogla”, tha Krasniqi.

Ndërsa banori i kësaj ane, Naser Laçi, tha se megjithëse se ka dërguar vërejtjet në institucionet gjegjëse asnjë përgjigje nuk kanë marr. “Unë kam bërë ankesë na ministritë gjegjëse si dhe Kuvendin Komunal të Kaçanikut, por deri më tani nuk kam marrë asnjë përgjigje nga to”, tha ai.

Sipas tij me nderimin e hidrocentraleve mbi lumin Lepenc, do të ketë dëmtim dhe degradim të ambientit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Verona Kryeziu, shpallet fituese e Festivalit “Kosovarja Këndon” 2024

Festat e Nëntorit nisëm me Festën e Këngës Popullore - edicionin e 52-të të Festivalit "Kosovarja Këndon" Me këngë shpirti,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img