Në çfarë niveli është organizimi i zgjedhjeve në Shqipëri po e tregon numërimi dhe shpallja e rezultateve preliminare të zgjedhjeve.
Në fakt, po ndodh një puç i heshtur nga komisionerët e të gjitha partive, ata po punojnë sipas tekave dhe trilleve të tyre…
Ata bllokojnë e rinumërojnë varësisht sa mund të bëjnë shantazh e pazare me partitë dhe kandidatët e tyre!
KQZ-ja, nga frika se mund të prishen zgjedhjet, ka mbetur në nivele apeli, duke mos guxuar që as t’ua kujtojë obligimet dhe sanksionet ligjore komisionerëve, e ata, për paradoks, që mbrëmë janë Shteti vetë.
PS me Edi Ramën korri fitore të merituar historike, së paku ashtu e mendoj unë!
Pra, detyra e parë që duhet ta bëjë Edi Rama është të godasë puçistët e Shtetit, të cilët po rrezikojnë të ardhmen e vendit, vetëm atëherë Shqipëria do të jetë vendi e shteti që duam!
Gazmend Bytyqi
Must Read