27,04,2024

Haxhi Avdyli: Mjeku nga Prizreni që nuk harroj asnjëher Jezercin, vendin e të parëve

Must Read

Në listën e kandidatëve për deputet të Parlamentit të Kosovës gjendet edhe Haxhi Avdyli i lindur në Prizren në nje familje nga Jezerci, Mahalla e Katunit, e shpërngulur në kohën e shpërnguljeve famëkeqe nga regjimi serb.

Haxhi Avdyli u lind në Prizren, por prejardhja nga Jerzerci i Ferizajt nuk e la indiferent dhe në kohën kur kësaj ane i duhej më së shumti.ai kthehet ti ndihmoj. Kthehet si mjek i UÇK-së në anën e Budakovës.
Haxhiu ishte studenti më i mirë i vitit 1996 në Fakultetin e Mjekësisë. Pas përfundimit të luftës ai i’u kthye studimeve për specializim të cilat i kreu në Tiranë, Prishtinë dhe Gjermani në lëminë e Neurokirurgjisë.
Pas specializimieve Haxhiu mbaron edhe studimet në Master në lëminë e Menaxhimit Shëndetësorë.
Në Qeverinë e kaluar ai ishte pjesë e ekipit të ekspertëve të udhëhequr nga Ministri Avdullah Hoti.
Por edhe pse jetën e kaloi në prizren ai nuk harroj vendin e origjinës së prindërve. Tani kur është pjesë e listës për kandidat për deputet në Parlamentin e Kosovës në projektet e ardhshme nuk ka harruar Jezercin,vendin e të parëve të tij.
Në Parlamentin e ardhshëm do të jem edhe zëri i jezercasëve, i pjesës më të bukur dhe dhe më turistike të Komunës së Ferizajt.
“Do të jem zëri i kësaj ane që kjo zonë e bukur dhe turistike të ruhet. Të ruhet ambienti i pastër dhe të bëhen investime në sferën e turizmit që të shijohen bukuritë e kësaj ane, për të cilën kësaj pjese nuk i mungon asgjë” ka thënë Haxhi Avdyli.
Aktualisht Haxhi Avdyli është kryetar i LDK-së ,dega në Prizren dhe kandidat për deputet në listën e koalicionit LDK-AKR-AL me numër rendor 80.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img