17,11,2024

Partia e kryeministres britanike mund ta humbasë shumicën në parlament

Must Read

Ndonëse zonja May kryeson në anketat e opinionit, shtatë sondazhe të kryera që nga sulmi i 22 majit në Mançester tregojnë se Partia Laburiste e opozitës po e ngushton distancën, njofton VoA.

Nga një numër anketash të fundit del se Kryeministrja May mund të mos fitojë me rezultat të ndjeshëm në zgjedhjet e 8 qershorit, siç parashikohej vetëm një muaj më parë.

Në kontrast të dukshëm me sondazhet e opinionit që deri në javën e kaluar treguan se ajo do të fitonte bindshëm në zgjedhjet e parakohshme, anketat e modelit YouGov nxjerrin se ajo mund të humbasë 20 vende në parlamentin prej 650 vendesh. Kjo do të thotë se ajo mund të humbasë shumicën prej 17 vendesh më shumë që ka deri tani.

Por duke folur gjatë fushatës në Plymouth, zonja May i hodhi poshtë parashikimet, duke thënë se sondazhi i vetëm që ka rëndësi është votimi ditën e zgjedhjeve.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img