04,05,2024

Lejoni fëmijët t’i fusin gishtat në hundë dhe t’i lëpijnë ato

Must Read

Është një nga zakonet e neveritshme që prindërit përpiqen për t’ua hequr fëmijëve të tyre sidomos në vendet publike.

Por mund të jetë vendim i gabuar i prindërve ndaj fëmijëve, kur u thuhet të heqin gishtin nga hunda, shkruan DailyMail

Ekspertët thonë se kjo praktikë e papërshtatshme, në fakt është e mirë për dhëmbët dhe shëndetin e përgjithshëm për fëmijët.

Ata besojnë se bakteret e mbledhura në hundë, nëse hahen mund të përmirësojnë sistemin imunitar të trupit.

Doktor Scott Napper, profesor i biokimisë në Universitetin Saskatchewan në Kanada thotë se natyra e shtynë njeriun të bëjë veprime të ndryshme në dobi të shëndetit.

“Njerëzimi është zhvilluar në kushte shumë të këqija dhe ndoshta dëshira për ta mbajtur pastër vetëvetën nuk është duke shkuar në avantazhin tonë”, ka deklaruar ai.

Një tjetër studim i Institutit të Teknologjisë në Massachusetts në SHBA, ka zbuluar se mukusi i mbledhur në hundë ndihmon në parandalimin e infeksioneve duke mbajtur bakteret e këqija nën kontroll.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjykata ia cakton masën e paraburgimit të dyshuarit për dhunimin e viktimës me aftësi të kufizuara mendore në Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img