Për nder të “Ditës Botërore të Teatrit” në teatrin ‘’Adriana’’, do të jepet shfaqja “Psikozë n’4.48 ” e Sarah Kane, me regji të Fatos Berishës.
27 marsi njihet si Dita Botërore e Teatrit që nga viti 1962, pasi kjo ditë ishte iniciuar në Kongresin e 9-të botëror të Institutit Ndërkombëtar Teatror – INT të UNESCO-s në qershor të vitit 1961, me propozim të Finlandës.
Shënimi i kësaj dite bëhet nga rreth njëqind qendra të INT-së.
Ndërsa nesër prej orës 19:00, do të shfaqet shfaqja për fëmijë “Detarët e vegjël”, me regji të Arben Marevcit.
Kurse më 29 mars, në ora: 19:00, organizohet mbrëmje poetike,muzikore e skenike.
Më 30.3.2017( e enjte), në ora 20:00, jepet shfaqja “Në mbrojtje të njeriut të shpellës” nga Bob Becker, me regji të Agim Selimit.
Më 31.3.2017(e premte), në ora: 20:00, shfaqja “Muhamed Ali” nga Naser Shatrolli.